Princi i kartelit dëshmon kundër El Chapos

Princi i kartelit dëshmon kundër El Chapos

Një princ karteli që di gjithçka që duhet ditur për kartelin e drogës Sinaloa ka dëshmuar kundër El Chapos, duke mahnitur sallën e gjyqit.

Vicente Zambada Nielbla që është djali i njërit prej liderëve të kartelit, Ismael Zambada Garcia ishte përgatitur prej moshës së hershme për të marrë kontrollin e grupit, transmeton portali arbresh.info.

Por, dje në një ndryshim tronditës, ‘princi’ tradhtoi të atin duke dëshmuar për më shumë se pesë orë kundër Joaquin ‘El Chapo’ Guzman.

Ismael Zambada Garcia

El Chapo ka drejtuar Kartelin e Sinaloas, një organizatë kriminale e themeluar në bregun meksikan të Paqësorit, Sinaloa. Ai konsiderohet si një nga trafikantët më të fuqishëm të drogës dhe një nga njerëzit më të rrezikshëm në botë.

Bosi 61 vjeçar i drogës është aktualisht në gjykim në Gjykatën Federale të Bruklinit dhe akuzohet për 17 aktakuza të ndryshme.

Ai u kap në janar 2016 pasi u arratis nga burgjet në Meksikë jo një herë, por dy herë.

Joaquin ‘El Chapo’ Guzman

Jo vetëm që ai akuzohet për drejtimin e një ndërmarrjeje të vazhdueshme kriminale, por po përballet gjithashtu me akuzat për shpërndarjen ndërkombëtare të drogës, posedimin e armëve, pastrimin e parave dhe komplotin.