Pretendohet se ushtarët e Malit arrestuan 2 diplomatë francezë për spiunazh

Pretendohet se ushtarët e Malit arrestuan 2 diplomatë francezë për spiunazh

Pretendohet se dy diplomatë ushtarakë francezë u arrestuan në Mali për shkak të spiunazhit duke bërë fotografi të bazave ushtarake në kryeqytetin Bamako, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të së përditshmes “Liberation”, autoritetet e Malit arrestuan të enjten dy diplomatë ushtarakë francezë që punonin në ambasadën franceze në Bamako.

Teksa pretendohet se ushtarët fotografuan bazat ushtarake në qytet dhe u ndaluan për këtë arsye, Ambasada e Francës pezulloi aktivitetin e saj.

Burime të Ministrisë së Jashtme franceze argumentuan se 2 ushtarë francezë që punonin në Atasheun e Mbrojtjes kanë fotografuar një vend të lirë pranë një shkolle në Bamako për të shqyrtuar evakuimin e mundshëm të shtetasve francezë.

Një zyrtar nga ushtria franceze tha se teksa diplomatët francezë po fotografonin, të rinjtë malianë që luanin futboll aty pranë reaguan dhe ushtarët malianë në bazën aty pranë dhe ndaluan 2 diplomatët francezë.

Nuk ka deklaratë zyrtare nga Franca

Burimet njoftuan se fotografimi nga dy diplomatët ushtarakë në fjalë ishte një aktivitet rutinë i kryer nga ushtria franceze.

Thuhet se diplomatët ushtarakë francezë të ndaluar janë liruar si rezultat i hetimeve nga autoritetet e Malit pasi u zbulua se fotografimet e tyre nuk përbënin problem.

Gjithashtu thuhet se autoritetet franceze kanë argumentuar se dy diplomatët nuk duhet të ndalohen për shkak se kanë imunitet dhe se e kanë marrë seriozisht çështjen.

Nga ana tjetër, ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet franceze dhe maliane lidhur me atë që ka ndodhur.

Në rrjetet sociale u publikuan shumë postime se 2 diplomatë francezë u ndaluan për shkak të spiunazhit dhe se fillimisht u ndaluan nga popullata dhe më pas iu dorëzuan ushtarëve.