Pretendohet se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike

Pretendohet se Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë ka njoftuar se Koreja e Veriut mbrëmë ka lëshuar dy raketa balistike në drejtim të Detit Japonez (Detit Lindor), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri japonez i Mbrojtjes, Hamada Yasukazu, njoftoi se dy raketat arritën lartësinë maksimale 50 km dhe se kanë përshkruar 300 km në orbitë të rregullt.

Ministri Hamada ka vënë në dukje se raketat e lëshuara nga brigjet perëndimore të Koresë së Veriut në drejtim të Detit Japonez, parashikohet se kanë rënë jashtë zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë.

“Koreja e Veriut përshkallëzon provokimet pa arsye”, tha Hamada, duke theksuar se “këto seri testimesh kërcënojnë paqen dhe sigurinë e Japonisë dhe rajonit”.

Theksohet se qeveria e Japonisë i ka dhënë notë proteste Koresë së Veriut nëpërmjet ambasadës së saj në Pekin dhe se nuk janë raportuar dëme në zonën ku kanë rënë raketat.

Forcat Amerikane të Indo-Paqësorit (INDOPACOM) kanë bërë të ditur se testimet në fjalë nuk kanë përbërë kërcënim për territoret e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Testimi i fundit i administratës së Phenianit i cili edhe javën e kaluar dhe një ditë më parë ka kryer testime raketore, ka tërhequr vëmendjen se është kryer në ditën e vizitës që zëvendës presidentja e SHBA-së, Kamala Harris, do të zhvillojë në vend.

Sipas agjencisë Kyodo, pritet që SHBA-ja, Koreja e Jugut dhe Japonia të kryejnë stërvitje trepalëshe anti-nëndetëse.