Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen për vizitë zyrtare në Kiev

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen për vizitë zyrtare në Kiev

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka mbërritur sot në Kiev, ku do të bisedojë me liderët e Ukrainës së shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Von der Leyen postoi në Twitter informacione për vizitën e saj të tretë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, duke vënë në dukje se “kaq shumë ka ndryshuar” dhe se vendi tani është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Do të bisedoj me (presidentin) Volodymyr Zelenskyy dhe (kryeministrin) Denis Shmyhal se si ne mund të vazhdojmë t’i afrojmë ekonomitë dhe njerëzit tanë ndërsa Ukraina përparon drejt anëtarësimit”, tha ajo.

Rusia nisi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt dhe pavarësisht fitoreve të hershme të Moskës, Kievi ka qëndruar më shumë sesa pritej sipas shumicës së analistëve.

Javën e kaluar, Ukraina nisi një kundër-ofensivë në pjesën verilindore të Kharkivit, duke rimarrë kontrollin e më shumë se tre mijë kilometrave katrorë të territorit.