Presidenti Pendarovski për vizitë në Belgjikë

Presidenti Pendarovski për vizitë në Belgjikë

Presidenti Stevo Pendarovski sot do të qëndrojë për vizitë pune në Mbretërinë e Belgjikës, njoftoi kabineti i tij.

Presidenti Pendarovski, në Mons, me nderime ushtarake do të pritet nga Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali Kristofer Kavoli, pas çfarë do të kenë takim në të cilin do të bisedohet për sfidat e sigurisë në kontinentin evropian.

Në Bruksel, Pendarovski do të marrë pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në organizim të qendrës analitike (tink-tenk) Miqtë e Evropës.

Presidenti Pendarovski do të ketë fjalim për marrëdhëniet BE – Ballkani Perëndimor përmes prizmës së invadimit rus të Ukrainës, statusit të vendeve-kandidate për në BE, procesit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe politikës së zgjerimit të BE-së.