Presidenti kinez Xi Jinping: Lufta në Ukrainë alarm për njerëzimin

Presidenti kinez Xi Jinping: Lufta në Ukrainë alarm për njerëzimin

Lideri kinez Xi Jinping ka thënë se lufta në Ukrainë ka ngritur një alarm për njerëzimin, por nuk tregoi asnjë mundësi për zgjidhje.

Pekini nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga Moska më 24 shkurt dhe ka kritikuar sanksionet e udhëhequra nga Perëndimi ndaj Rusisë, edhe pse ajo ka kërkuar të ruajë marrëdhëniet e saj me Ukrainën.

“Kriza në Ukrainë ka dhënë sërish alarmin për njerëzimin. Vendet me siguri do të përfundojnë në vështirësi sigurie nëse ata besojnë verbërisht në pozicionet e tyre të forcës, zgjerojnë aleancat ushtarake dhe kërkojnë sigurinë e tyre në kurriz të të tjerëve”, tha Xi, sipas medias shtetërore.
Presidenti kinez, i cili nuk propozoi asnjë zgjidhje, po fliste në hapjen e një forumi virtual të biznesit përpara samitit të 14-të të vendeve të BRICS – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut