Presidenti finlandez: Rusia po përdor armët më të rënda ndaj Ukrainës

Presidenti finlandez: Rusia po përdor armët më të rënda ndaj Ukrainës

Rusia dhe Ukraina po përdorin armë të rënda ndaj njëra-tjetrës, por ato të Rusisë janë më të fuqishme, deklaroi presidenti finlandez, Sauli Niinisto.

Duke folur mbi politikat e sigurisë, Niinisto deklaroi se Finlanda dhe shtetet perëndimore, janë treguar të kujdesshme dhe e kanë furnizuar Ukrainën vetëm me armë që i ka përdorur edhe Rusia. Sipas presidentit finlandez, Perëndimi nuk mund të akuzohet për përshkallëzim të situatës.

Ai shtoi se armët ruse janë më të forta, përfshirë bombat termobarike, të njohura si armë të shkatërrimit në masë.

Është i diskutueshme lejimi për përdorim të armeve termobarike, pasi ato janë shumë më shkatërruese se eksplozivët konvencionalë. Rrezja e tyre e shpërthimit është më e gjerë.

Ukraina dhe vendet e NATO-s kanë akuzuar Rusinë për përdorim të këtyre armëve.

Të hënën, Rusia u akuzua edhe nga organizata Amnesty International, se vrau qindra civilë me bomba kasetore.