` . Presidenti bullgar publikon videon: Mickoski mbështet marrëveshjen me Bullgarinë (VIDEO) - TV-SHENJA

Presidenti bullgar publikon videon: Mickoski mbështet marrëveshjen me Bullgarinë (VIDEO)

Kryetari i VMRO-DPMNE-së është vënë në shënjestër të akuzave të opinionit vendor për qëndrim të dyfishtë lidhur me marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Gjatë takimit me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, në një video të publikuar nga ky i fundit, Mickoski thotë se pranon çdo marrëveshje që është pozitive për të dyja vendet. Këtë përgjigje ai e jep në pyetjen decide të kryeministrit Borisov nëse e pranojnë marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve.

Borisov: Ju a e mbështetni marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut?

Mickoski: Gjithçka që është pozitive për të dyja palët, edhe për Maqedoninë edhe për Bullgarinë, ne e mbështesim. Dhe këtu nuk duhet të ketë dilema.

Por, pas publikimit të videos së shkurtër në mediat vendore, Mickoski ka dhënë një deklaratë për Televizionin Allfa duke mohuar se ka dhënë mbështetje për marrëveshjen me Bullgarinë. Lajmet e tilla ai i quan të rrejshme, ndërsa thotë se me Borisovin ka biseduar për marrëveshje ekonomike dhe lidhje infrastrukturore.

Mickoski: Qëndrimi jonë është i njohur, ai është i pandryshueshëm dhe shpesh herë i përsëritshëm në të kaluarën edhe si parti politike. Deklarata ime ishte se VMRO-DPMNE dhe unë personalisht mbështesim gjithçka që është pozitive edhe për Maqedoninë edhe për Bullgarinë. Kishim takim konstruktiv me zotëri Borisovin, biseduam për ndërtimin e autostradave, hekuruat, lidhjet hekurudhore mes dy vendeve, biseduam për lidhje energjetike, thellimin e bashkëpunimit shkencor mes universiteteve dhe hapjen e kalimeve kufitare.

Këto reagime vijnë pasi gjatë gjithë kohës, VMRO-DPMNE dhe kryetari i saj, Hristijan Mickoski, zëshëm kanë kundërshtuan dy marrëveshjet ndërfqinjësore të cilat qeveria aktuale i ka nënshkruar me Bullgarinë dhe Greqinë.

Arben Zeqiri /SHENJA/