Presidenti amerikan Biden synon rizgjedhjen në vitin 2024

Presidenti amerikan Biden synon rizgjedhjen në vitin 2024

Presidenti amerikan Joe Biden synon rizgjedhjen në vitin 2024, tha ai në një intervistë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Unë nuk e kam marrë atë vendim formal, por është qëllimi im. Synimi im për të kandiduar përsëri. Dhe ne kemi kohë për ta marrë atë vendim”, tha Biden për MSNBC në një intervistë të transmetuar të shtunën.

Ai theksoi se ende nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij sepse duhet ta trajtojë veten “si kandidat që nga ai moment”.

Biden është afër mesit të mandatit të tij katërvjeçar. Nëse ai deklaron zyrtarisht se kandidon sërish për president, në fuqi hyjnë disa rregulla ligjore.

Lidhur me pikëpamjet e zonjës së parë Jill Biden, presidenti tha se gruaja e tij e mbështet atë në vendimin e tij.

“Gruaja ime mendon se ne po bëjmë diçka shumë të rëndësishme dhe se unë nuk duhet të largohem prej kësaj”, shtoi ai.

Joe Biden, tani 79 vjeç, është presidenti më i vjetër i Amerikës që kur mori detyrën në janar në moshën 78-vjeçare.

Ndërsa ai përgjithësisht pëlqehet nga demokratët, disa thonë se shpresojnë të dalë një kandidat më i ri ose një kandidat më pak centrist se Biden.