Presidentët e Rusisë, Turqisë dhe Iranit do të takohen javën e ardhshme në Teheran

Presidentët e Rusisë, Turqisë dhe Iranit do të takohen javën e ardhshme në Teheran

Presidenti rus, Vladimir Putin do të udhëtojë në kryeqytetin e Iranit, Teheran, më 19 korrik, ku do të marrë pjesë në një takim trepalësh me presidentin iranian Ebrahim Raisi dhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Putin do të zhvillojë gjithashtu një takim dypalësh të veçantë me homologun e tij turk Erdoğan, tha Peskov gjatë konferencës për shtyp në Moskë.

“Udhëtimi i presidentit në Teheran është në fazën përgatitore. Do të mbahet një takim i krerëve të shteteve garantues të procesit të Astana-s. Përveç takimit trepalësh, do të zhvillohen edhe takime dypalëshe. Dje informuam për kontaktet e ardhshme të nivelit të lartë mes Putin dhe Erdoğan, edhe ky takim do të zhvillohet atje”, tha Peskov.

Fjala është për samitin e mbajtur në kuadër të procesit të negociatave të Astana-s, të cilat po zhvillohen në përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Siri.

Procesi i paqes në Astana-s filloi në janar 2017 me iniciativën e Türkiye-s, Rusisë dhe Iranit. Takimet e saj kontribuuan gjithashtu në mbarëvajtjen e procesit diplomatik në Gjenevë, i cili zhvillohet nën kujdesin e OKB-së.

I pyetur për mundësinë e vazhdimit të bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, Peskov tha: “Jo, kjo tani kjo nuk vjen parasysh”.