Prej sot energjia elektrike është shtrenjtuar

Prej sot energjia elektrike është shtrenjtuar

Prej sot energjia elektrike është shtrenjtuar. Qeveria e Maqedonisë së Veriut vlerëson se me tarifimin e ri të rrymës elektrike, ata që shpenzojnë më pak do të pagujanë më pak energji elektrike. Sipas ekzekutivit, për 98.8 për qind të familjeve, çmimi mesatar i energjisë elektrike do të rritet për 7.4 për qind. Sistemi i tarifave është drejtpërdrejt proporcional, i dimensionuar në shfrytëzim të konsumatoërve, ndërsa tarifat e lira do të mbeten nga ora 22:00 deri në orën 07:00 të mëngjesit.
Për dallim nga pushteti, opozita thotë të kundërtën. Sipas VMRO DPMNE-së opozitare, LSDM-ja dhe BDI-ja po godasin popullin duke rritur çmimin e energjisë elektrike.

VMRO-DPMNE
“LSDM e fsheh rritjen enorme pas të ashtuquajturave tarifa. Shumica e njerëzve do të paguajnë 18 për qind dhe 138 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike. Ata që deri dje paguanin 4.000 denarë do të paguajnë 5.000 denarë, ndërsa ata që paguanin 5.500 denarë do të paguajnë mbi 13.000 Denarë. Më të prekura do të jenë amvisëritë që ngrohen me ngrohje elektrike, nëse vitin e kaluar paguanin 13.000 denarë, tani do të paguajnë mbi 28.000 denarë në muaj për ngrohjen e shtëpive”.