` . Prej nesër test i detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi - TV SHENJA

Prej nesër test i detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi

Prej nesër të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë për hyrje në Serbi duhet të kenë test negativ PCR i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Ai vendim do të vlejë prej nesër, 15 gusht dhe nuk do të vlejë për shtetasit serbë të cilët vijnë nga territori i atyre vendeve, deklaroi epidemiologia Daria Kisiç Tepavçeviq pas mbledhjes së Shtabit të Krizës.

Ajo shtoi se periudha e caktuar prej 48 orë fillon të rrjedhë që nga momenti i dhënies së certifikatave nga ana e laboratorëve.