` . Prej nesër do të hapen pika për kontrolle stomatologjike, mbyllen ordinancat private për shkak Kovid-19 - TV-SHENJA

Prej nesër do të hapen pika për kontrolle stomatologjike, mbyllen ordinancat private për shkak Kovid-19

Duke e pasur
parasysh mundësinë e zgjerimit të koronavirusit, ministria e shëndetësisë ka urdhëruar
të gjithë shtëpitë shëndetësore në tërë territorin të hapin pika
stomatologjike, por vetëm për raste urgjente.

Banorët e Shkupit tek dentisti do të shkojnë në poliklinikat Jane Sandanski, Gjorçe Petrov dhe Bit Pazar, por vetëm nëse kanë ndonjë nevojë urgjente, siç janë dhimbjet disa ditore, infeksionet ose gjakderdhjet eventuale.

Autoritetet shëndetësore
kanë urdhëruar ordinancave private që të mos punojnë këtë periudhë. Nëse
paraqitet nevoja, ministria do t’i kyç edhe ata në punën e shërbimeve stomatologjike.

Nga Oda e stomatologëve
thonë se kanë pranuar protokolle se si do të pranojnë dhe trajtojnë pacientë.

Kryetari i Odës,
për TV24 ka thënë se pikat po furnizohen me pajisje mbrojtëse për stomatologët,
mjete dezinfektuese dhe gjithçka që është e nevojshme për mbrojtje të kuadrit
dhe pacientëve nga Kovid-19.

“Planifikohet
që të gjithë qytetet të jenë të përgatitur për të pranuar raste urgjente të
pacientëve. Çdokush duhet të respektoj pacientin e tij dhe ta këshilloj. Kjo është
koha e solidaritetit”, ka thënë Marjan Denkovski, kryetar i Odës së Stomatologëve.