Prej nesër bllokada në të gjithë shtetin kundër propozimit francez

Prej nesër bllokada në të gjithë shtetin kundër propozimit francez

Bllokada në të gjithë shtetin prej nesër me fillim në orën 13, ishin paralajmëruar sonte nga protesta para Kuvendit me të cilën tashmë gjashtë ditë kërkohet refuzimi i propozimit francez për heqjen e vetos bullgare dhe zhbllokim të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Në protestë, e cila deri më tani po zhvillohet qetë dhe pa incidente, kërkohen dorëheqje nga Qeveria e cila, siç thanë pjesëmarrësit, e ka dorëzuar kornizën negociuese në Kuvend.

“Linja jonë e fundit e kuqe është Kushtetuta, tha Ivica Bocevski, i cili foli në tubim, duke i porositur liderët e partive opozitare se ata janë mbrojtja e fundit e popullit dhe shtetësisë maqedonase, ndërsa populli i tubuar në protestë do të jetë mbrojtje e saj dhe do t’i mbështesë që të mbijetojnë që të mos ketë kurrfarë ndryshimi të Kushtetutës e cila do t’i marrë ketë parasysh kërkesat bullgare.

Protesta filloi para Qeverisë, pas çka pjesëmarrësit shkuan para Ministrisë së Drejtësisë dhe ndërtesës së Kuvendit, ku vonë pasdite Qeveria e dërgoi propozim kornizën negociuese, por mbledhje nuk është caktuar.