Pranohet nisma për referendumin: “A jeni për Republikën e Maqedonisë së Veriut?”

Pranohet nisma për referendumin: “A jeni për Republikën e Maqedonisë së Veriut?”

Komisioni për Sistem Politik ka pranuar iniciativën e Todor Petrovit për mbledhjen e nënshkrimeve për shpalljen e një referendumi të ri për emrin, me pyetjen: “A jeni për Republikën e Maqedonisë së Veriut?”. Vendimi është marrë me tetë vota “pro” dhe një “të përmbajtur”.

Dorëzuesi i iniciativës për referendum të ri, tha se me këtë qytetarët do ta konfirmojnë vendimin e Kuvendit të sjellur më 11 janar të këtij viti, kur deputetët miratuan ndryshimet kushtetuese dhe emrin e ri të shtetit. “Me ndryshimin e Kushtetutës me amendamentin e 33 është bërë tentim për ndryshim të emrit në pajtim me marrëveshjen mes Dimitrovit dhe Kotziasit, e cila “de jure” nuk ekziston”, tha Petrov. Sipas tij, iniciativa është ligjore, e ngritur me propozim të 179 qytetarëve dhe i përmbush gjitha kushtet nga Ligji për referendum.