Prag largimi, Lewandowski: Shpresoj që një ditë tifozët e Bayernit të më kuptojnë

Prag largimi, Lewandowski: Shpresoj që një ditë tifozët e Bayernit të më kuptojnë

Robert Lewandowski ka konfirmuar dëshirën për t’u larguar nga Bayern Munchen. Goleadori polak foli për Bild, aty ku dha një mesazh edhe për tifozët bavarezë. Shumë prej tyre janë të zemëruar me polakun, e ndërsa të tjerë e kuptojnë faktin që pas 8 viteve fantastike ka ardhur momenti që sulmuesi të provojë një aventurë tjetër në karrierë.

Shpresoj që një ditë tifozët e Bayernit të më kuptojnë. Kam edhe një vit kontratë, ky është shkaku pse i kërkova klubit të më shesin. Në situatën aktuale mendoj se është zgjidhja më e mirë për t’u siguruar që ata mund të marrin kompensim për transferimin tim.

Nuk dua të detyroj asnjë, nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë, thjesht dua të gjendet zgjidhja më e mirë. Më duhet t’i ftoh emocionet, dua të flas me qetësi dhe jo përmes medieve”, deklaroi 33-vjeçari, i cili shpreson të vijojë karrierën në La Liga te Barcelona.