PORTIERI ZAHOV RINOVON KONTRATËN ME SHKËNDIJËN

PORTIERI ZAHOV RINOVON KONTRATËN ME SHKËNDIJËN

Portieri Kostadin Zahov do të vazhdojë të mbetet pjesë e Shkëndijës edhe në sezonet në vijim. Gardiani i “kuqezinjëve” sot ka rinovuar kontratën edhe për 2 vite tjera, me opsion edhe për 1 vit tjetër. Kështu tetovarët blindojnë portën për periudhën që pason, duke mbajtur në skuadër një prej portierëve më të mirë në vend. Zahov te Shkëndija erdhi në janar të vitit 2016, duke regjistruar 77 paraqitje me kuqezinjtë, pa llogaritur ndeshjet e Kupave Europiane, ndërsa sezonin e kaluar ishte ndër pikat kyçe në fitimin e titullit të Kampionit dhe Kupës.