` . Popullsia e botës mund të shkojë në mbi 11 miliardë në fund të shekullit - TV SHENJA

Popullsia e botës mund të shkojë në mbi 11 miliardë në fund të shekullit

Popullsia e botës, e cila aktualisht numëron 7,79 miliardë banorë, mund të tejkalojë shifrën 11 miliardë në fund të shekullit, tregojnë parashikimet bazuar në të dhënat e përditësuara dhe trendet rajonale të rritjes dhe zvogëlimit të popullsive.

Çdo vit, 11 korriku shënohet si “Dita Botërore e Popullsisë” me qëllim për të tërhequr vëmendjen mbi problemet që kanë të bëjnë me popullsinë. Kjo ditë shënohet që nga viti 1989, kur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u miratua propozimi i paraqitur nga Programi Zhvillimor i OKB-së (UNDP).

Sipas të përpilimit të kryer nga Anadolu Agency (AA), bazuar në të dhënat e OKB-së në lidhje me gjendjen aktuale të popullsisë botërore dhe trendet rajonale të rritjes dhe zvogëlimit, popullsia e botës, e cila para dy mijë viteve ishte 300 milionë dhe sot numëron 7,79 miliardë, mund të shkojë në mbi 11 miliardë në fund të këtij shekulli.