Popullsia e botës arrin në 8 miliardë, OKB: Nuk ka vend për panik

Popullsia e botës arrin në 8 miliardë, OKB: Nuk ka vend për panik

Bota nuk ka pse të alarmohet edhe pse numri i popullsisë globale po i afrohet me shpejtësi shifrës 8 miliardë, thotë OKB.

Teksa Popullsia globale parashikohet të arrijë këtë moment historik më 15 nëntor të këtij viti , shumë shprehin shqetësime për ndikimin e numrit në rritje në një botë që tashmë po lufton me pabarazi të madhe, krizën klimatike , zhvendosjen dhe migrimin e nxitur nga konfliktet.
Megjithatë, Dr Natalia Kanem, drejtore ekzekutive e Fondit të Popullsisë së OKB-së UNFPA), u bëri thirrje vendeve të mos futen në panik, por në vend të kësaj të përqendrohen në ndihmën e grave, fëmijëve dhe njerëzve me pak mundësi që janë më të rrezikuar nga ndryshimet demografike.

“E kuptoj që ky moment mund të mos festohet nga të gjithë. Disa shprehin shqetësime se bota jonë është e mbipopulluar dhe burime të pamjaftueshme. Por unë jam këtu për të thënë qartë se numri i madh i jetëve njerëzore nuk është shkak për frikë”, tha ajo.
Kanem paralajmëroi se nëse qeveritë përqendrohen vetëm te numrat, ata rrezikojnë të vendosnin kontrolle të popullsisë për të cilat historia ka treguar se janë “të paefektshme dhe madje të rrezikshme”.
‘Ne nuk mund të përsërisim shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut … që u grabitin grave aftësinë e tyre për të vendosur nëse [ose] kur të mbeten shtatzënë, apo fare. Alarmi mbi numrin në rritje të popullsisë, na largon nga ajo ku duhet të përqendrohemi.”, tha Kanem.