Populli është në depresion! Nikollovski i VMRO-së kërkon dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme

Populli është në depresion! Nikollovski i VMRO-së kërkon dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme

A është koha për dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare ishte pyetja të cilën sot, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, ia parashtroj kryeministrit Dimitar Kovaçevski në seancën për pyetjet e deputetëve. Nikollovski, ka deklaruar se populli është në depresion për shkak politikave të pushtetit aktual, dhe këtë sipas tij po e zgjidhin me largim nga vendi.

“Çdo javë presim dhe ndodhë shtrenjtim i ri i derivateve të naftës si dhe produkteve themelore. Nuk ka ditë që nuk ka protesta. Siç po vijnë produktet bujqësore, ashtu vijnë edhe ankesat. Korrupsioni po lulëzon, ndërsa vendi nuk ka plane që qarta për ekonominë. Askush nuk e dinë nëse do të ketë ngrohje këtë dimër në Shkup”, ka thënë Nikollovski, raporton SHENJA.