Pompeo: Ka shumë fusha që duhet të punojmë me qeverinë turke

Pompeo: Ka shumë fusha që duhet të punojmë me qeverinë turke

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka deklaruar se vendimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump për t’u tërhequr nga Siria ishte i qartë. Ai tha se “Trupat tanë do të tërhiqen nga atje”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për televizionin amerikan “NewsMax”, Pompeo ka folur në lidhje me çështjen e tërheqjes së SHBA-ve nga Siria. Ai ka ripërsëritur se SHBA-ja do të tërhiqet nga Siria.

“Presidenti nuk është i paqartë në lidhje me Sirinë. Ushtarët tanë do të tërhiqen nga atje. Në të njëjtën kohë presidenti e ka bërë të qartë se duhet të vazhdojmë të luftojmë kundër DAESH-it dhe ne duhet të bëjmë gjëra që do të krijojnë stabilitet në Lindjen e Mesme. Gjithashtu vazhdon lufta kundër Iranit. Të gjitha këto do t’i bëjmë dhe do të vazhdojmë të marrim këto rezultate. Do t’i bëjmë këto në një kohë kur trupat amerikane të dalin nga Siria. Nuk mund t’u jap ndonjë datë kalendarike. Sepse nuk dëshiroj që armiqtë tanë të mësojnë se kur do të tërhiqemi ne saktësisht”, tha Pompeo.

Ndërsa në pyetjen në lidhje me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, “nëse është një partner i besueshëm”, Pompeo ka thënë: “Kemi shumë gjëra për të punuar me turqit. Janë aleatë të NATO-s. Ka shumë vende ku kanë dhënë shumë mbështetje për gjërat që ofrojnë sigurinë e amerikanëve dhe për të cilat Amerika interesohet”.

Po ashtu pasi ka mbrojtur idenë e tij se kanë edhe disa çështje që janë të shqetësuar në lidhje me Turqinë, Pompeo ka shtuar se me zyrtarët turq po vazhdojnë bisedimet.

Ai ka rikujtuar se javën e ardhshme këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton dhe përfaqësuesi special për Sirinë, James Jeffrey do të vizitojnë Turqinë.

“Ka shumë fusha që duhet të punojmë me presidentin Erdoğan dhe qeverinë turke për të arritur rezultate të mira për SHBA-në”, ka theksuar Pompeo.

Download WordPress Themes FreePremium WordPress Themes DownloadDownload Premium WordPress Themes FreeDownload WordPress Themes FreeZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=download lava firmwareFree Download WordPress Themeslynda course free download