Policia, shembull për kursimin e rrymës

Policia, shembull për kursimin e rrymës

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka folur sot për kursimin e rrymës në institucionin që e drejton. Ka thënë se kursimi i energjisë elektrike në MPB në vitin 2021  ishte pothuajse 9 milionë denarë, në vitin 2020 gjithsej 45 milionë denarë. Si bazë e krahasimit  është marrë viti 2017.

“Ne si kryesi e Ministrisë së Punëve të Brendshme monitorojmë vazhdimisht nevojat dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve të reja që do të kontribuojnë në shfrytëzimin racional të energjisë elektrike dhe burimeve të energjisë për përfshirje aktive në uljen e nevojave gjatë një krize potenciale energjetike. Uniforma blu funksionon për një ambient të gjelbër”, tha Spasovski. /SHENJA/