Policia ruse arreston mbi 1 300 persona në të gjithë vendin

Policia ruse arreston mbi 1 300 persona në të gjithë vendin

Në Rusi të mërkurën në mëngjes nisën protestat e para kundër mobilizimit të shpallur nga presidenti Vladimir Putin.

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ka publikuar informacionin e fundit, sipas të cilit, mbi 1 300 persona në 38 qytete në të gjithë Rusinë janë arrestuar deri më tani, raporton CNN.
Grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info raportoi se të paktën 502 persona u arrestuan në Moskë, ndërsa 524 në St Petersburg.

Një korrespondent i “Sky News”, i cili ishte në protestën në Moskë, tha se policia u soll me protestuesit në mënyrë shumë brutale.
Siç raportoi korrespondenti i “The Guardian” nga Moska, policia ngriti një kordon në kryeqytetin e Rusisë për shkak të protestuesve. Ai raportoi, gjithashtu, se qindra protestues po protestojnë kundër mobilizimit duke thirrur: “Jo luftë!”