Policia në Dibër ka gjetur parcela me kanabis, që në tregun ilegal ka vlerën e gjysëm milion eurove

Policia në Dibër ka gjetur parcela me kanabis, që në tregun ilegal ka vlerën e gjysëm milion eurove

Ministria e Punëve të Brendshme në Dibër ka gjetur parcela me kanabis, që në tregun ilegal ka vlerën e gjysëm milion eurove. “Nga ana e nëpunësve policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrje Kufitare Bllatë, pranë Qendës Rajonale për Mbikqyrje Kufitare Perëndim, në vendin Orman, në afërsi të fshatit Spas-Dibër, shumë afër të kufirit me Republikën e Shqipërisë, pas ndërmarrjes së masave dh aktiviteteve, janë gjetur më shumë parcela të mbjellura me kanabis sativa”, kanë thënë nga MPB. Në parcela siç njoftojnë ata, kanë qenë të mbjellura rreth 50 fidane, si dhe kamera pa tela dhe pompë për trajtimin e bimëve. Sipas urdhërave të Prokurorit Publik, një pjesë e fidaneve janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekspertizë, derisa fidanët tjerë të kanabisit janë shkatërruar. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit shtojnë se do të parashtrohet kallëzim përkatës.