Policia në Brazil gjen trupin e gazetarit britanik dhe udhërrëfyesit të tij

Policia në Brazil gjen trupin e gazetarit britanik dhe udhërrëfyesit të tij

Gjenden dy trupa të poajetë nga policia e Brazilit.

Kufomat dyshohet se i përkasin gazetarit britanik Dom Phillips dhe udhërrëfyesin e tij lokal, të cilët u zhdukën në pyllin brazilian 10 ditë më parë.

Policia ka deklaruar se ata u çuan në vendin ku u gjendën trupat pasi autori i dyshuar pranoi se i kishte qëlluar.

Gruaja e Phillips e quajti atë një ‘përfundim tragjik’ që ‘i jep fund ankthit për të mos ditur’ vendndodhjen e tij dhe të Bruno Pereira-s.

Peshkatari, Amarildo da Costa de Oliveira, 41 vjeç, i tha policisë se ai qëlloi çiftin.

I dyshuari kishte ‘rrëfyer në detaje krimin që ishte kryer dhe kishte treguar vendin ku i kishte varrosur trupat.

Vëllai i të dyshuarit Oseney, i cili gjithashtu është arrestuar, mohon përfshirjen në krim.

Phillips, 57 vjeç dhe Pereira, 41 vjeç, u zhdukën në një pjesë të largët të pyllit tropikal të Amazonës më 5 qershor.