Policia kryen bastisje në një shtëpi në Shkup, arrestohet një shitës droge

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 30 vjeçarin A.K i cili ka shitur kokainë dhe mariuhanë në Shkup.
Ai në shtëpinë e tij në lagjen Draçevë e ka paketuar drogën në sasi më të vogla edhe e ka shitur nga 300 deri 500 denarë për mariuhanë, gjegjësisht 2500 denarë një paketim për kokainë.
Policia me urdhër gjyqësor ka bastisur shtëpinë e tij ku janë gjetur material lidhur me veprën penale.