Policia konfiskon 300 kilogramë marihuanë në Butel

Policia konfiskon 300 kilogramë marihuanë në Butel

Policia ka konfiskuar 300 kologramë marihuanë në një shtëpi në Butel, ndërsa personi me inicialet H. E. është arrestuar.  “Sektori për Punë të Brendshme Shkup, Njësia për parandalim të tregtisë me lëndë narkotike dhe armë sot (e premte 04.01.2019), me urdhër të gjykatës pas marrjes së informacioneve ka ndërmarrë masa dhe aktivitet, ku ka kryer kontroll në shtëpinë e H.E. (30) nga Shkupi, Komuna e Butelit. Gjatë kontrolli janë gjetur 229 qese me mariuhanë me peshë totale prej 300 kilogramë. H.E. është arrestuar, ndërsa mariuhana është dërguar për ekspertizë”, njoftoi Policia. /SHENJA/