` . Policia kap furgonin me 30 emigrantë, arrestohet Shkupjani - TV SHENJA

Policia kap furgonin me 30 emigrantë, arrestohet Shkupjani

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:00, në zonën industriale në afërsi të fshatit Vasilevë është arrestuar M.O. (41) nga fashti Zelenikovë i Shkupit.
Policia në furgonin e tipit Fiat Dukato me targa të Shkupit, të drejtuar nga 41-vjeçari ka gjetur 30 migrantë . 29 shtetas të Afganistani ndërsa njëri shtetas i Pakistanit. Emigrantët janë transferuar në Qendrën për të huaj.
Policia gjithashtu ka konfirmuar se 41-vjeçari M.O. kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg, respektivisht ai është i dënuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje të substancave narkotike dhe psikotrope”.
I arrestuari është dorëzuar në Stacionin policor të Strumicës për procedura të mëtutjeshme.