Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Shkup – Tetovë, ku humbi jetën një person

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Shkup – Tetovë, ku humbi jetën një person

Banori i Tetovës, i moshës 45-vjeçare, me iniciale F.R., është burri i cili e humbi jetën në fatkeqësinë e komunikacionit sot pasdite në autostradën Shkup-Tetovë në afërsi të mbikalimit për Trebosh. Gjatë ekspertizës së SPB Tetovë u konfirmua edhe identiteti i dy personave të lënduar, mashkull dhe femër nga Tetova.

“Në vendin e ngjarjes humbi jetën F.R (45) nga Tetova. Të lënduar janë E.K (22) nga Tetova i cili ka pasur lëndim të rëndë trupor – thyerje në këmbë dhe E.L (31) nga i njëjti qytet, e cila është mbajtur në spitalin e Tetovës. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe prokurori publik. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Policia gjithashtu konfirmoi se në aksident kanë marrë pjesë tre automjete si dhe një kamion. Ndërkaq, ka nisur hetimi që të vërtetohen arsyet pse ka ndodhur aksidenti.