` . Policia izraelite heq tabelat e TIKA-s në varrezat e Kudsit - TV SHENJA

Policia izraelite heq tabelat e TIKA-s në varrezat e Kudsit

Policia izraelite ka çmontuar tabelat e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në murin e Varrezave muslimane Yusufiye, që gjendet në afërsi të mureve lindore të Mesxhid-i Aksasë në rajonin e Qytetit të Lashtë të Kudsit Lindor që është nën okupim, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërtimi dhe riparimi i varrezave është përfunduar në vitin 2008 nga TIKA me lejen nga Administrimi i Fondacioneve Islame në Kuds dhe në njohuri të autoriteteve izraelite. Policia izraelite sot ka hequr tabelën e TIKA-s ku gjendet edhe flamuri i Turqisë.

Zëdhënësi i Policisë izraelite Micky Rosenfeld, në deklaratën për AA, tregoi se udhëzimi për heqjen e tabelës është dhënë dje nga Komuna e Kudsit e lidhur me Izraelin dhe se kjo është zbatuar në mëngjes nga policia.