` . Policia e pamëshirshme, për një ditë ka sanksionuar 788 shoferë - TV SHENJA

Policia e pamëshirshme, për një ditë ka sanksionuar 788 shoferë

Gjatë ditës së djeshme (03.05.2021) Ministria për Punë të Brendshme ka zbatuar një aksion të përforcuar në territorin e Republikës e Maqedonisë së Veriut për sanksionim të makinave të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ku janë sanksionuar 788 shoferë.

Prej tyre 111 makina kanë lëvizur mbi 50 km/h nga shpejtësia e lejuar, ndërsa 21 makina janë lëvizur madje 70 km/h më tepër se shpejtësia e lejuar.

Nga policia informojnë se aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim. /SHENJA/