Pogba: Dua t’i tregoj Man Utd se gaboi që nuk më ofroi kontratë

Pogba: Dua t’i tregoj Man Utd se gaboi që nuk më ofroi kontratë

Paul Pogba ka thënë se dëshiron t’ia vërtetojë Manchester Unitedit se kanë gabuar që nuk i kanë ofruar kontratë të re për ta vazhduar qëndrimin në “Old Trafford”.

Francezi ndër të tjera tha se nuk mundi ta kuptojë qëndrimin e “Djajve të Kuqë” në raport me të. Sipas tij të njëjtët i thanë se e dëshirojnë në skuadër, por nuk i ofruan marrëveshje konkrete, transmeton lajmi.net.

“Dua t’i tregoj Manchester Unitedit se gaboi që nuk më ofroi kontratë. Si mund t’i thuash një lojtari se e dëshiron në klub pa i ofruar atij asgjë”, tha ai ndër të tjera për The Athletic.

Pogba tanimë është afër që të transferohet te Juventusi, pasi i skadoi kontrata me ish-kampionët anglezë në këtë qershor.