Po garonte kundër dy aeroplanëve që lëviznin me mbi 500 km/h, momenti kur shoferi amerikan i kamionit humb jetën nga shpërthimi

Po garonte kundër dy aeroplanëve që lëviznin me mbi 500 km/h, momenti kur shoferi amerikan i kamionit humb jetën nga shpërthimi

Një shofer humbi jetën kur kamioni i tij u përfshi nga zjarri, kur tentoi ta hap parashutën dhe po garonte me aeroplanët që lëviznin me mbi 500 kilometra në orë.
Chris Darnell, 40-vjeç, humbi jetën gjatë një ngjarje që po zhvillohej në Michigan ku ishte hapur “Battle Creek Air Shoë”.

Dëshmitarët thonë se kamioni po garonte me dy aeroplanët që lëviznin me mbi 500 kilometra në orë, kur shoferi tentoi të hap parashutën dhe në një moment mjeti motorik u përfshi nga zjarri dhe shpërtheu.
Shoferi po kryente pjesën e tij të spektaklit. Ai humbi jetën kur shpërtheu kamioni i tij”, tha një dëshmitar.
Videoja e incidentin shfaq dy shpërthimet e fuqishme që ndodhën para se kamioni të arrinte të ndalte shpejtësinë. Derisa vetura po lëvizte me shpejtësi në një moment u përfshi nga tymi i zi.

Ky kamion përdoret tre motorë të aeroplanëve Prat & Whitney J34-38, që zakonisht përdoren në aeroplan e ushtrisë amerikane T2 Buckeys, që do të thotë se prodhon mbi 36 mijë kuaj-fuqi.

Ky kamion mund të lëvize me shpejtësi mbi 580 kilometra në orë, e mjaftoi një lëvizje e vogël e pakontrolluar që shoferi ta paguaj me jetë.