Plagosen me thikë 20 fëmijë në një shkollë kineze

Plagosen me thikë 20 fëmijë në një shkollë kineze

Zyrtarët në Pekin konfirmuan se një person me thikë ka plagosur 20 fëmijë në një shkollë fillore, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat kineze bënë të ditur se fëmijët e plagosur janë dërguar në spital. Tre nxënës janë plagosur rëndë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre gjenden në repartet e kujdesit intensiv.

Sulmuesi është arrestuar, ndërsa tragjedia ka ndodhur rreth orës 11:00 sipas kohës lokale.

Në videot dhe fotografitë që janë publikuar në rrjetet sociale shihen prindërit të cilët kërkojnë informacione nga stafi i shkollës.

Krimet e dhunshme janë të rralla në Kinë, por vitet e fundit janë regjistruar disa sulme me thika dhe sëpata. Objektivi i shpeshtë i sulmeve ishin nxënësit nëpër shkolla.