Pjanic nuk është i interesuar për rikthimin te Barcelona

Pjanic nuk është i interesuar për rikthimin te Barcelona

Huazimi i Barcelonës, Miralem Pjanic nuk ka interesim për rikthimin në “Camp Nou”.

Pjanic iu bashkua Barcelonës në vitin 2020 si pjesë shkëmbimi me Arthur Melon që kaloi te Juventus, transmeton lajmi.net.

Pas kalimit te blaugranasit, mesfushori zhvilloi vetëm 19 ndeshje dhe pastaj humbi pozitën nën urdhrat e Ronald Koeman. Gjatë verës u bë e qartë se Pjanic do largohej, ku u huazua te Besiktas.

Pjanic ka bërë 13 paraqitje për klubin turk dhe duket që është duke shijuar kohën në Superligën Turke, pavarësisht që renditën në pozitën e shtatë në tabelë.

Sipas “Daily Sabah”, Pjanic nuk mendon rikthimin te Barcelona as kur huazimi t’i skadojë në verë.

Boshnjaku ka kontratë deri në vitin 2024, mirëpo aventura te Barcelona duket që ka përfunduar para kohe, ngase dëshiron qëndrimin në Turqi.