` . Pirja e duhanit përkeqëson simptomat e virusit COVID-19 - TV SHENJA

Pirja e duhanit përkeqëson simptomat e virusit COVID-19

Pacientët e prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) me një të kaluar të pirjes së duhanit thuhet se përjetojnë më rëndë simptomat e sëmundjes krahasuar me pacientët e tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga AA në Ministrinë e Shëndetësisë, studimet shkencore zbulojnë se ata që përdorin produkte të duhanit dhe janë të ekspozuar ndaj tyre po ashtu janë në një rrezik shumë më të lartë të prekjes nga sëmundja krahasuar nga të tjerët.

Shumë studime sugjerojnë se pacientët me COVID-19 me një të kaluar të pirjes së duhanit krahasuar me të tjerët kanë një rrezik 14 herë më të lartë të zhvillimit të pneumonisë, shtrimit në spital, si dhe nevojës për kujdes intensiv dhe të frymëmarrjes.

Të dhënat shkencore tregojnë se përdorimi i duhanit shoqërohet me frekuencën e kontraktimit të virusit dhe ashpërsisë së rrjedhës së tij klinike.

Konsumimi i produkteve të duhanit është ndër shkaqet kryesore të shumë sëmundjeve të tilla si kanceri, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato kronike obstruktive të mushkërive, përfshirë edhe vdekja e parakohshme.

Ata që konsumojnë produkte të duhanit tregohen si një grup veçanërisht i rrezikuar nëse kontraktojnë virusin.

Përdorimi i produkteve të tilla rrit rrezikun e infeksioneve të mushkërive, traktit të sipërm respirator dhe gripit për shkak të dëmtimit që ato bëjnë në sistemin imunitar, duke dëmtuar përgjithësisht mekanizmin mbrojtës të mushkërive.