Petrovska: Ushtarët rus në kufi me Ukrainën kërcënojnë sigurinë e Evropës

Petrovska: Ushtarët rus në kufi me Ukrainën kërcënojnë sigurinë e Evropës

Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. “Institucionet tona po ndjekin zhvillimet në dhe rreth Ukrainës në lidhje me vendosjen e forcave të armatosura nga Federata Ruse përgjatë kufirit”, tha ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.

Ajo shtoi se vendi mbështet përpjekjet e NATO-s dhe OSBE-së për tejkalimin e situatës së tensionuar.

“Vendosja e forcave të armatosura nga Rusia është një akt provokues dhe destabilizues që ul sigurinë e kontinentit evropian,” tha Petrovska, duke shtuar se stabiliteti i Evropës duhet të jetë qëllimi i të gjithëve. Ministrja e Mbrojtjes informoi se Qeveria dhe institucionet përkatëse janë në koordinim të plotë për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë. /SHENJA/