Petrovska në takimin ministror të NATO-s në Bruksel

Petrovska në takimin ministror të NATO-s në Bruksel

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot dhe nesër në selinë e NATO-s në Bruksel do të marr pjesë në takimin e Këshillit Veri-Atlantik në nivel të ministrave të Mbrojtjes në vendet anëtare të NATO-s.

Petrovska dhe ministrat e Mbrojtjes të 29-të aleatëve në takimet do të diskutojnë për dy tema kyçe për Aleancën – parandalimi dhe mbrojtja, si dhe ndarja e përgjegjësive. Petrovska do të marr pjesë edhe në darkën e punës të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së, Finlandës, Suedisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë, në takimin e vendeve anëtare që kontribuojnë në të ashtuquajturën Prani e përforcuar e Aleancës në Letoni, si dhe takim me grupin e kontaktit për Ukrainën.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në selinë e Aleancës, ministrja Petrovska do të takohet me sekretar ndihmësin e Përgjithshëm për Investime në Mbrojtje, Kamill Grand, ndërsa do të realizojë edhe më shumë takime bilaterale me ministrat e Mbrojtjes në vendet aleate.