Petkoviq: Kurti nuk mund të na ndalojë ta ndihmojmë popullin në Kosovë

Petkoviq: Kurti nuk mund të na ndalojë ta ndihmojmë popullin në Kosovë

Drejtori i ashtuquajturës  Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha sot pasi iu ndalua sërish hyrja në territorin e Kosovës për të nëntën herë radhazi, se nuk do të heqë dorë nga vizitat dhe se Prishtina nuk do të mund t’ia ndalojë që ta ndihmojë popullin serb në Kosovë.

“E kam njoftuar vizitën në kohë dhe në përputhje me të gjitha procedurat. Është e qartë se Prishtina nuk e dëshiron normalizimin e marrëdhënieve kur si negociator kryesor i Beogradit nuk më lejojnë të hyj në Kosovë. Është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta vazhdojë marrëveshjen me Beogradin”, tha Petkoviq për TV Most, shkruan Tanju.