Petkov: Tema e Maqedonisë së Veriut shfrytëzohet që të tërhiqet vëmendja

Petkov: Tema e Maqedonisë së Veriut shfrytëzohet që të tërhiqet vëmendja

Tema e Maqedonisë së Veriut shfrytëzohet që të tërhiqet vëmendja, deklaroi kryeministri bullgar Kirill Petkov pas seancës së sotme qeveritare.

“Lufta kundër mafias vazhdon. Mos bini në kurthin që të provoni të tërhiqni vëmendje në opinion”, tha ai, njofton Bgnes.

Sipas tij, lajmi i sotëm është raporti i komisionit ndërdikasterial mes ministrive të financave dhe zhvillimi rajonal, e cila ka konstatuar kundërvajtje prej rreth 2,5 miliardë leva në fushën e ndërtimtarisë.

Kirill Petkov konfirmoi se Qeveria e ka miratuar vendimin me të cilin parashihet të shqyrtohen të gjitha propozimet e kryesisë franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian apo të ndonjë shteti anëtar për çështjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe negociatave për anëtarësimin e saj në BE të shqyrtohen në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme.

“Tani e tutje asnjë politikan nuk mund të thotë se qeveria mund të veprojë në mënyrë të njëanshme. Vendimi i takon Kuvendit”, theksoi Kirill Petkov.