Petkov: Nuk do të marr vendim të pavarur, do ta ndjek vullnetin e Kuvendit

Petkov: Nuk do të marr vendim të pavarur, do ta ndjek vullnetin e Kuvendit

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov në intervistë për Televizionin Nacional Bullgar tha se pa Parlamentin bullgar nuk do të ketë vendim.

“Sa herë që tentojnë të trondisin vendin, ngrenë hartën e Maqedonisë së Veriut, kjo na ndodh gjithmonë. Që ky koalicion të mbetet i paqëndrueshëm, flitej vazhdimisht për RMV-në dhe tradhtinë e ardhshme të Bullgarisë, 20 herë e kam përsëritur se nuk do të ketë vendim për këtë çështje pa Parlamentin bullgar, sikur të mos kisha thënë. “Ajo që do të shihni në ditët në vijim do të jetë përgjigja përfundimtare për këtë pyetje. Unë si kryeministër nuk do të marr asnjë vendim nëse nuk merr dritën jeshile nga Parlamenti bullgar. Javën e ardhshme do të shkoj në Bruksel, nëse nuk kemi një vendim të parlamentit bullgar, e vetmja gjë që do të them në Bruksel është: kam premtuar që këtë vendim ta marrë Parlamenti bullgar dhe pasi nuk e mori, unë nuk do të bëj asnjë ndryshim të qëndrimit bullgar”, tha Petkov.