Petkov këshillon Kovaçevskin: Pranoje propozimin francez, edhe nëse bie Qeveria!

Petkov këshillon Kovaçevskin: Pranoje propozimin francez, edhe nëse bie Qeveria!

Kryeministri bullgar në largim, Kirill Petkov, ka bërë thirrje që Maqedonia e Veriut të jetë e guximshme dhe ta pranoj marrëveshjen e arritur me Francës, ngase ajo do t’i hap dyert e BE-së. Por, Petkov po ashtu i ka thënë kolegut të tij Dimitar Kovaçevski se nëse e bën këtë, mund të pret që të rrëzohet qeveria.

“Në fund të ditës e di së është shumë e vështir politikisht. E di se rreziki për rrëzimin e Qeverisë është i madh. Si politikan duhet të marrësh vendim, cili është roli im? A është roli im stabilitet? Ose roli im është që të udhëheq kombin dhe të bëj një hap para. Mendoj se ky është vendimi, ndërsa Dimitar Kovaçevski duhet ta bëj këtë tani. Po të jem në vendin e tij nuk do të kisha menduar dy herë. Nëse hynë në histori me hapjen e dyerve të vendit për BE-në, mendoj se ky është rezultati më i mirë për një kryeministër”, ka thënë Petkov për Kovaçevski, përcjell SHENJA.