Petkov: Disa kërkesa ishin shumë të vështira për t’u pranuar nga Maqedonia e Veriut

Petkov: Disa kërkesa ishin shumë të vështira për t’u pranuar nga Maqedonia e Veriut

Pas takimit të rregullt të Këshillit Evropian dhe takimin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kirill Petkov për mediat tha se disa nga kërkësat që kanë të bëjnë me propozimin francez janë shumë të vështra për t’u pranuar nga Maqedonia e Veriut.

 “Disa nga kërkesat që kanë të bëjnë me propozimin francez janë shumë të vështira për t’u pranuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Por ajo që është bërë e qartë është se këto nuk janë më vetëm kërkesat e Sofjes, por kërkesat e Evropës. Kjo do të thotë, ne mund të shpjegojmë pse duhet të ndodhin këto gjëra që duam”, deklaroi Petkov .