Peticioni qesharak, mblidhen dy milionë firma për të larguar Haaland nga Anglia

Peticioni qesharak, mblidhen dy milionë firma për të larguar Haaland nga Anglia

Kush mund ta ndal Erling Haaland, kjo është pyetja e ditëve të fundit në futbollin Europian. Goleadori i Man. City, që në sezonin e tij të parë me kampionë e Anglisë po shfaq një formë fantastike dhe po thyen çdo rekord të mundshëm.

Norvegjezi deri më tani ka luajtur me fanellën e “qytetarëve” 11 sfida dhe ka shënuar 19 gola. Shifra të pabesueshme dhe të padëgjuara më para, megjithatë për Erling Haaland çdo gjë është e lehtë.

22-vjeçari është kthyer në një makth për tifozët kundërshtar që mesa duket e kanë gjetur zgjedhjen për ta ndalur Haaland. Një tifoz i Man. United në internet ka krijuar një peticion për të larguar Erling Haaland nga Premier League, me pretendimin se ai është një robot.

“Thjesht nuk është e drejtë. Ne mund të bëjmë një ndryshim. Tani është koha që ne njerëzit të veprojmë. Ky robot nuk duhet të lejohet të vazhdojë të luajë në vendin tonë”. Peticioni mori mbi dy milionë firma, par ase të fshihej nga faqja ku ishte publikuar. /SS