Pesë verat më përvëluese të Evropës, më të nxehtat nga viti 1500

Pesë verat më përvëluese të Evropës, më të nxehtat nga viti 1500

Temperaturat e larta në Spanjë dhe Francë kanë sjellë në qendër të vëmendjes frekuencën në rritje të valëve të të nxehtit në Evropë.

Në vetëm më shumë se dy dekada, kontinenti ka përjetuar pesë verat e tij më të nxehta që nga viti 1500.

Viti i kaluar ishte vera më e nxehtë e Evropës në histori, sipas shërbimit evropian të monitorimit të ndryshimeve klimatike Copernicus.

Midis fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit 2021, Greqia duroi atë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis e quajti valën më të keqe të të nxehtit të vendit në më shumë se 30 vjet, me temperatura që arrinin 45 gradë Celsius në disa rajone.

Në Spanjë, temperaturat arritën në 47 gradë Celsius në pjesë të jugut, sipas agjencisë kombëtare të motit AEMET.

Si pasojë e nxehtësisë dhe thatësirës  Mesdheu, Turqia ,Greqia, Italia dhe Spanja u përfshinë nga zjarre masive.