` . Personat që do të ofrojnë test negativ për Covid-19, nuk do të shkojnë në karantinë shtetërore - TV SHENJA

Personat që do të ofrojnë test negativ për Covid-19, nuk do të shkojnë në karantinë shtetërore

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut të kthyer nga jashtë me fluturime humanitare dhe të gjithë që hyjnë në territorin e vendit tonë, derisa ofrojnë test për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit para se të hyjnë në territorin e Maqedonisë së Veriut, në vend të karantinës shtetërore të detyruar do të shkojnë në vetëizolim të detyruar shtëpiak.

Këtë vendim e solli qeveria në seancën e sontme, duke e ndryshuar Vendimin e deritasnishëm për realizimin e karantinës së detyrueshme shtetërore.

“Caktohet izolim i detyrueshëm shtëpiak edhe për të huajt për të cilët Shtabi kryesor i Krizës vendos në rastet me interes shtetëror dhe ekonomik, dhe të cilët do të ofrojnë vërtetim mjekësor përkatës me rezultate negative nga PCR testi, detyrimisht duke iu përmbajtur protokollit nga Komisioni për Sëmundje Infektive”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

“Ministria e Shëndetësisë obligohet që në bashkëpunim më Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë të përgatis propozim-model për mënyrën me të cilën do të kryhej testi PCR për personat të cilët janë në karantin shtetëror që të vërtetohet se për cilët persona bëhet fjalë, derisa tregojnë rezultate negative do të mund t’u reduktohet qëndrimi në izolim të detyrueshëm”, thonë më tej nga Qeveria.