` . Personat me grupin e gjakut "A" më të ekspozuar ndaj Covid-19 - TV SHENJA

Personat me grupin e gjakut “A” më të ekspozuar ndaj Covid-19

Një hulumtim i zhvilluar në Kinë lidhur me rastet e koronavirusit të ri (Covid-19), zbuloi se personat me grupin e gjakut “A” kanë rrezik më të madh për t’u infektuar nga virusi, transmeton AA.

Hulumtimi i zhvilluar nga shkencëtarët kinezë ndaj 2.000 rasteve u publikuan në faqen e internetit “Medrxiv.org”.

Në hulumtim janë marrë të dhëna nga 2.000 të infektuar në qytetin Wuhan, e cila është epiqendra e Covid-19 në Kinë, si dhe Shenzhen. Të dhënat janë krahasuar me personat e shëndoshë ku u zbulua se ata që janë të grupit “A” kanë përqindje më të madhe të infektimit dhe simptoma më të rënda.

– Ata që kan grupin e gjakut zero janë më të qëndrueshëm ndaj Covid-19

Personat me grupin e gjakut zero janë në masë të madhe më të qëndrueshëm ndaj koronavirusit të ri.

Në Wuhan, 85 nga 209 të cilët kanë vdekur nga Covid-19 janë të grupit “A” ndërsa numri i të vdekurve me grupin e gjaku zero ishte 52, që do të thotë “63 për qind më pak vdekje”.

Ekspertët thonë se ka nevojë për një hulumtim më të gjërë në lidhje me temën.