Përplasje mes tifozëve dhe policisë në hyrjet e stadiumit

Përplasje mes tifozëve dhe policisë në hyrjet e stadiumit

Kalimi i orës ka bërë që të ketë dyndje në hyrjet e stadiumit Air Albania para nisjes së ndeshjes finale të Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Kjo ka bërë që të krijohen tensione në një nga hyrjet e stadiumit, aty ku do të futen tifozët holandezë.

Ata kanë tentuar të kalojnë pa kontrollin e sigurisë. Kjo ka bërë që të ndërhyrjnë forcat e policisë, të cilat kanë normalizuar situatën.

Kujtojmë se futja e tifozëve të parë në stadiumin “Air Albania” ka nisur. Në orën 21:00 ekipet e Romës dhe Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’, në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar.