Përplasi kokën me Gavin dhe u rrëzua pa ndjenja në fushë, zbulohet gjendja e Araujo-s

Përplasi kokën me Gavin dhe u rrëzua pa ndjenja në fushë, zbulohet gjendja e Araujo-s

Ronald Araujo është rikthyer në stërvitje, pas ngjarjes tronditëse të së martës, kur u rrëzua pa ndenja në tokë pasi përplasi kokën me Gavin, në ndeshjen e Barcelonës kundër Celta Vigo-s.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, mbrojtësi ka nisur stërvitjen në palestër, ndërsa ende është në pritje të aprovimit nga mjekët për t’u rikthyer në dispozicion të Xavi-t.

Gjithsesi nuk ka ndonjë nxitim që uruguaiani të bashkohet sa më shpejt me skuadrën, pasi sezoni praktikisht ka përfunduar dhe katalanasit janë një hap larg marrjes të vendit të dytë në renditje.