Përpjekje për grushtshteti ushtarak në Gabon

Përpjekje për grushtshteti ushtarak në Gabon

Mëngjesin e sotëm, një grup ushtarësh pushtuan radion shtetërore në një përpjekje për grusht shteti ushtarak në Gabon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raportojnë mediat lokale, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ushtarët e udhëhequr nga togeri Kelly Ondo Obiang pushtuan radion kombëtare të këtij vendi të Afrikës Qendrore.

Ushtarët lexuan një deklaratë në radio, duke shpallur një “Këshill kombëtar të restaurimit”. Raportohet se ata deklaruan se presidenti gabonez, Ali Bongo, nuk mund t’i përmbushë përgjegjësitë e tij.

Presidenti Bongo ka udhëhequr Gabonin që nga tetori i vitit 2009. Ai është jashtë vendit që prej dy muajsh.